image 50.000 € për ta nxjerrë nga burgu të dënuarin, arrestohet 'juristja' shqiptare

Rajon

Shqipëri/ 50.000 € për ta nxjerrë nga burgu të dënuarin, arrestohet ‘juristja’ shqiptare

news image

Amarilda Leka 33-vjeçe, u arrestua sot pasi akuzohet për ‘mashtrime me pasoja të rënda’.

Leka hiqej si juriste pranë Gjykatës së Lartë dhe se përmes njohjeve të saj, do të ndikonte në trupën gjykuese të Apelit për Krime të Rënda dhe të Lartën, që të nxirte nga burgu një të dënuar me 30 vite burg, kundrejt një shume parash prej 50 mijë €.

Por kush është Amarilda Leka?

Kjo nuk është hera e parë që Amerilda Leka mashtron njerëzit. Në vitin 2015 ajo është arrestuar sërish për një rrethanë të ngjashme. Amarilda Leka u kishte marrë lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e tyre. Në vitin 2015 ajo i mori 25 mijë e 500 euro vëllait të një të arrestuari me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu Xhorxh Gjoka të kapur me drogë.

Këto para sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve. Sipas organit të akuzës Leka nuk ka folur me asnjë gjyqtar por ka marrë eurot dhe ka humbur kontaktet.  Në këtë e pandehura Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes.