image 5-vjeçari shpëton mrekullisht kur bie nga makina që u përplas me autobusin-PAMJE

Botë

5-vjeçari shpëton mrekullisht kur bie nga makina që u përplas me autobusin-PAMJE

news image

Një fëmijë 5-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht pas një aksidenti në Brazil kur ra nga makina dhe më pas pothuajse u përplas nga një autobus.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur 5-vjeçari ra nga makina në rrugë pasi automjeti me të cilën po udhëtonte u përplas me autobusin në Itatiba, Sao Paulo në Brazil.

Fëmija më pas rrëshqiti përgjatë rrugës pranë autobusit, dhe shpëtoi mrekullisht pasi ekzistonte rreziku që të përfundonte nën rrotat e autobusit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nga qendra e qytetit kapën aksidentin dramatik që ndodhi më 12 tetor.

Vogëlushi mori lëndime të lehta dhe u dërgua menjëherë në spital për tretman mjekësor.

Sipas policisë është ende e paqartë, nëse 5-vjeçari kishte rripin e sigurimit në momentin e përplasjes. /GazetaSinjali/