image 5 të lënduar në aksidentin e rëndë në Kaçanik, Policia jep detaje

Siguri

5 të lënduar në aksidentin e rëndë në Kaçanik, Policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur te Fusha e Pajtimit në Kaçanik, ku ishin të përfshira dy vetura.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Po ashtu, u bë e ditur se në këtë aksident ishin të angazhuar edhe zjarrfikësit. /GazetaSinjali/