Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës kanë arrestuar pesë persona për posedim të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.
Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, njëra në rrugën “Shpëtim Robaj”, ndërsa tjetri arrestim ka ndodhur te Parkingu në QKUK.
Gazeta Sinjali merr vesh se te i dyshuari i parë është gjetur një qese më sasi të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 2.8 gram.
Ndërsa në lidhje me rastin te Parkingu në QKUK është arrestuar një person i cili ditë më parë kishte ikur nga vendi ngjarjes dhe dyshohej për posedim të narkotikëve.
Dy rastet e tjera kanë ndodhur në Ferizaj, ku tek njëri nga të dyshuarit është gjetur marihuanë me peshë 0.81 gram, kurse te personi i dytë është gjetur marihuanë me peshë 0.79 gram.
Kurse rasti i pestë ka ndodhur në Gjakovë, ku gjatë kontrollit tek një i dyshuar, policia kanë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë rreth 0.68 gram.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.