image 5 mijë e 448 persona nën mbikëqyrje të IKSHPK-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

Kosovë

Pandemia/ 5 mijë e 448 persona nën mbikëqyrje të IKSHPK-së, kanë pasur kontakt me personat e infektuar

news image

36 raste të reja me koronavirus në Kosovë u konfirmuan para pak minutash nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

IKSHPK ka njoftuar se 5 mijë e 448 raste kontakti janë nën mbikëqyrje.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

“Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën”, apelon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik./Gazeta Sinjali/