image 5 mësimdhënës dalin pozitivë me COVID-19, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

Arsim

5 mësimdhënës dalin pozitivë me COVID-19, kjo shkollë e Prishtinës kalon në mësim online

news image

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim që shkolla fillore e mesme e ulët “Meto Bajraktari” në Komunën e Prishtinës, të kalojë nga skenari “A” (mësimi në shkollë) në skenarin “C” (mësim online), raporton Gazeta Sinjali.

Ky vendim të cilin e ka siguruar Gazeta Sinjali, është marrë pas rekomandimit të IKSHPK-së dhe kërkesës së MASH-it, pasi që janë infektuar me COVID-19 pesë mësimdhënës të këtij institucioni.

Më poshtë gjeni vendimin e plotë.

/GazetaSinjali/