image 5 komunat që nuk e kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus

Shëndetësi

5 komunat që nuk e kanë regjistruar asnjë rast me koronavirus

news image

Sonte janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me COVID-19 në Kosovës, duke e çuar kështu në 1 mijë e 756 numrin e përgjithshëm të të prekurve, shkruan Gazeta Sinjali.

Megjithatë, nga data 13 mars, kur u shënuan dy rastet e para me koronavirus në vend, deri më sot, janë edhe 5 komuna të Kosovës të cilat nuk janë prekur ende nga ky virus.

Këto komuna janë: Juniku, Shtërpca, Novobërda, Graçanica dhe Ranillugu.

Përveç rasteve pozitive, sonte janë shëruar 5 persona të prekur, duke e çuar në 968 numrin e të shëruarve. Ndërsa, nga ky virus në Kosovë kanë vdekur gjithsej 34 persona./Gazeta Sinjali/