image 5 ditët e para të dhjetorit në rrugët e Kosovës/ Një i vdekur dhe rreth 100 të lënduar

Siguri

5 ditët e para të dhjetorit në rrugët e Kosovës/ Një i vdekur dhe rreth 100 të lënduar

news image

Dardan Ilmi Selimi, 28-vjeçari nga fshati Gërmovë e Vitisë vdiq më 3 dhjetor të këtij viti në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Viti – Kllokot, shkruan Gazeta Sinjali.

Dardani është viktima e vetëm njërit nga 262 aksidenteve sa ndodhën gjatë pesë ditëve të para të muajit dhjetor në Kosovë.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, në 87 prej këtyre aksidenteve pati edhe persona të lënduar.

Ndërkaq, 175 aksidentet e kësaj jave ishin vetëm me dëme materiale.

Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, gjatë këtyre ditëve për shkelje të rregullave të komunikacionit janë shqiptuar plotë 4 mijë 235 tiketa trafiku./Gazeta Sinjali/