image 48 orë paraburgim për burrin nga Malisheva që rrahu gruan e tij

Kosovë

Dhunë/ 48 orë paraburgim për burrin nga Malisheva që rrahu gruan e tij

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një të dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij në një fshat të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Podrimaj.

Podrimaj tha se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas raportimit të bashkëshortes së tij në policinë e Malishevës, se i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht atë mbrëmë në orën 20:00.

“Me datë 29.01.2020, në ora 08:30,në stacionin policor në Malishevë është paraqitur viktima femër/ kosovare/ shqiptare, e cila ka raportuar se mbrëmë me datë 28.01.2020, në ora 20:00, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima kishte pranu ndihmë mjeksore në QKMF- Malishevë”, tha Podrimaj.

Zëdhënësja e policisë së Gjakovës bëri të ditur se pas intervistimit, viktima është kthyer në familjen e saj. Ndërsa, bashkëshkorti i saj si i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Sinjali/