image 48 fëmijë infektohen me COVID-19 në 24-orët e fundit

Shëndetësi

48 fëmijë infektohen me COVID-19 në 24-orët e fundit

news image

48 fëmijë të moshës 0-9 vjeç janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes statistikave ditore.

Ndërkaq 27 fëmijë të kësaj grupmoshe, janë shëruar nga koronavirusi gjatë kësaj periudhe.

Ministria e Shëndetësisë tutje ka njoftuar se sot 16 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Sipas njoftimit po ashtu janë konfirmuar 2 mijë 098 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 12 mijë e 564 mostrave.

/Gazeta Sinjali/