Policia e Shqipërisë e ka arrestuar në Elbasan një 46-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I arrestuari, sipas mediave në Shqipëri, është Eduart Haxhi, i paraqitur me identitet tjetër, Artan Haxhi, transmeton Gazeta Sinjali.
46-vjeçari kërkohet nga autoritetet italiane për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese, sipas Kodit Penal të Italisë.
Për këto akuza, Eduart Haxhi është dënuar në mungesë me 10 vjet e 4 muaj burgim. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin në Itali./Gazeta Sinjali/