image 46 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

Shëndetësi

46 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

news image

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë konfirmuar 46 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, personat që u prekën me këtë virus gjatë kësaj dite janë nga 16 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/