image 44 raste aktive me COVID-19 në Pejë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Shëndetësi

44 raste aktive me COVID-19 në Pejë, dy prej tyre në gjendje të rëndë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Komunën e Pejës janë testuar për koronavirus 49 persona, ndërsa nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitiv, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Petrit Loci ka thënë për Gazetën Sinjali se rastet e fundit janë raste kontakti me të infektuarit që janë konfirmuar ditëve të fundit.

“Sonte në komunën tonë janë konfirmuar nëntë raste pozitive më COVID-19, nga gjithsej 49 të testuar. Që të gjitha raste kontakti me personat e infektuar më herët. Gjendja e tyre është stabile, përveç dy pacientëve që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, e të cilët gjenden në Klinikën Infektive në QKUK”, ka thënë Loci.

Kujtojmë se, që nga fillimi i pandemisë në Komunën e Pejës janë regjistruar 118 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 71 janë shëruar, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa aktiv mbesin edhe 44 raste./Gazeta Sinjali/