image Mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë

Shëndetësi

Mbi 1 mijë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë prej fillimit të pandemisë

news image

Prej marsit kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me koronavirus në Kosovë, kanë vdekur 1 mijë e 466 persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e koronavirusit, janë infektuar 58 mijë e 399 qytetarë. Sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës 51 mijë e 81 persona janë shëruar nga koronavirusi prej marsit.

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 852 raste aktive me COVID-19.

Më së shumti raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.

/Gazeta Sinjali/