Një 42 vjeçari me inicialet N.M., dyshohet se gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20 e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale S.M., 34-vjeçare në fshatin Berivojcë të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali raportoi sot se 42-vjeçari dyshohet se e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me një shufër metalike.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, tha për Gazetën Sinali se po dyshohet se ai e ka mbytur bashkëshorten e tij me një goditje të vetme në kokë.
Maloku po ashtu tha se dyshohet se motivi i vrasjes është një mosmarrëveshje mes çiftit.
“Aty shihet se ka pasur një mosmarrëveshje mes çiftit dhe ka eskaluar situata dhe ai e ka goditë me shufër metalike një herë në kokë, dmth me një goditje të vetme”, tha Maloku.
Prokuroria Themelore në Gjilan para pak minutave njoftoi se 42-vjeçari është dërguar në paraburgim për 48 orë.
“I dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan./Gazeta Sinjali/