42 gazetarë dhe punonjës të mediave kanë vdekur gjatë kryerjes së detyrave të tyre, që nga fillimi i këtij viti, njoftoi Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas IFJ-së, rënia e numrit të gazetarëve të vrarë në vitet e fundit nuk mund ta maskojë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen ata gjatë punës së tyre.
Njëri nga vendet që ka pasur më së shumti raste të vdekjeve të gazetarëve në vendin e punës është Meksika, pastaj vijnë Pakistani, Afganistani, India, Iraku dhe Nigeria.
Sipas IFJ-së, në 30 vitet e fundit janë vrarë 2 mijë e 658 gazetarë, ndërsa 235 të tjerë janë burgosur./Gazeta Sinjali/