image 40-vjeçari shqiptar mbyt gruan në Greqi

Evropë

40-vjeçari shqiptar mbyt gruan në Greqi

news image

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Laconia të Greqisë.

Sipas raportimit të mediave atje, viktima është një grua 36-vjeçare. Identitetet e çiftit nuk janë bërë publike.

Raportohet se shqiptari e ka mbytur me duar gruan. Më pas, ai ka lajmëruar vetë policinë se ka mbytur të shoqen pas një debati. Kur këta të fundit shkuan në banesën e çiftit, gjetën gruan pa ndjenja, raporton tvklan.

Ajo u transportua për në spital, ku më vonë u deklarua e vdekur. Sipas asaj që transmetojnë mediat, çifti kishte dy fëmijë të vegjël dhe punonin në bujqësi./GazetaSinjali/