image 40 të infektuar me Covid-19 në Kumanovë, në mesin e tyre edhe kryetari i komunës

Rajon

Pandemia/ 40 të infektuar me Covid-19 në Kumanovë, në mesin e tyre edhe kryetari i komunës

news image

Nga Kumanova deri tani janë konfirmuar 40 raste pozitive me Covid-19, në mesin e tyre është kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrevski.

 “Tani i mora rezultatet më të reja për personat e ri pozitiv në Kumanovë, gjithsej 40-të bashkëqytetarë mes të cilëve jam edhe unë”, thuhet në postimin e Dimitrevskit në Facebook.

Dimitrievski i inkurajon banorët e Kumanovës që të vazhdojnë të disiplinuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, duke i lutur të përmbahen, pa panik si dhe u kërkoi disiplinim, respektim të masave dhe rekomandimeve për distancën sociale.

“Ju lutem, nga shpirti dhe zemrës, ju lutem, respektoni masat, shmangni kontaktet e afërta, shëndeti ynë është më i rëndësishmi, kështu të gjithë do të fitojmë”, ka shkruar kryetari i komunës.

Ai theksoi se nuk ka vend për panik, shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim do të vazhdojë punën e tij në luftën kundër koronës sipas rekomandimeve të epidemiologëve dhe ekspertëve./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/MaksimDimitrievskiOfficial/posts/1866700636793701?__xts__[0]=68.ARALgKK2wWSDurTKA0n2XynH7AskzmRbMWxJtRo_qdUDpBXOk0PBOE-Kth4gxrzxUqwuUlGC0-MnPTngj6fUO9OSyKfYtk4VRZGmHzgyOqDgshc968hmA7b_hkDcFKE_FHuFCQ4Eexp80yWYHo2KQ7avP3O_leOMzhUPJH2Ch6F1af-_QuHOt6d4sdh94b7WKuQ-QkxrvQjskSIw4QaFnGLe35iZRr3BM_AAPU1x5gUC130TB7CbkpHPaUvUX1VuStEFzGIUTiNWZBVXIQb3EVdbYXI8v3YtDiBSHgPfXpMcj58rsl8wQ2mC0IpGp4gLl46B8UqxGAEwW4H5ARvRdw&__tn__=-R