image 26 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore për 24 orë, ky është bilanci i fundit

Rajon

26 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore për 24 orë, ky është bilanci i fundit

news image

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë, shkruan Gazeta Sinjali.

Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari.

Po ashtu, nga kjo sëmundje e kanë humbur betejën me koronavirusin 26 pacientë, kurse janë shëruar 632 persona.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73 851 raste pozitive, prej tyre janë shëruar 50.046, numri i rasteve aktive është 21.658, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.147 persona. /Gazeta Sinjali/