image 5 viktima dhe 120 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

5 viktima dhe 120 raste me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Ministri e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 120 të infektuar.

Ndërsa, përveç rasteve pozitive 125 të tjerë janë shëruar, kurse 5 kanë vdekur. Dy viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient i moshës 65 vjeçe. Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 46 vjeçare tek e cila prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes. Në spitalin e Kozles jetë ka ndërruar një paciente 85 vjeçare. Në Tetovë jetë në kushte spitalore kanë ndërruar jetë dy persona të moshës, 78 dhe 76 vjeçe, ku njëri prej të vdekurve është diagnostifikuar me Covid-19 pas vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7244 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3324 janë shëruar kurse 351 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. /Gazeta Sinjali/