Nga Kumanova deri tani janë konfirmuar 40 raste pozitive me Covid-19, në mesin e tyre është kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrevski.
“Tani i mora rezultatet më të reja për personat e ri pozitiv në Kumanovë, gjithsej 40-të bashkëqytetarë mes të cilëve jam edhe unë”, thuhet në postimin e Dimitrevskit në Facebook.
Dimitrievski i inkurajon banorët e Kumanovës që të vazhdojnë të disiplinuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, duke i lutur të përmbahen, pa panik si dhe u kërkoi disiplinim, respektim të masave dhe rekomandimeve për distancën sociale.
“Ju lutem, nga shpirti dhe zemrës, ju lutem, respektoni masat, shmangni kontaktet e afërta, shëndeti ynë është më i rëndësishmi, kështu të gjithë do të fitojmë”, ka shkruar kryetari i komunës.
Ai theksoi se nuk ka vend për panik, shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim do të vazhdojë punën e tij në luftën kundër koronës sipas rekomandimeve të epidemiologëve dhe ekspertëve./GazetaSinjali/