image 4 viktima dhe 178 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Rajon

4 viktima dhe 178 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

news image

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 178 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, nga gjithsej 1 mijë e 368 mostra të testuara, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën të ditur se brenda 24 orëve kanë vdekur katër persona të infektuar me COVID-19. Dy nga viktimat janë nga Shkupi, një nga Kumanova e një nga Shtipi.

Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet janë infektuar gjithsej 16 mijë e 735 persona, ndërsa prej tyre 693 kanë vdekur.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut janë 2 mijë e 179 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali/