image 4 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Shëndetësi

4 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 3 mijë e 380 mostra të dyshimta, prej të cilave 45 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 298 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.

Raste aktive në vendin tonë janë 2 mijë e 928./GazetaSinjali/