Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në Fresno, në Californinë qendrore, kur një person ka hyrë në kopshtin e një shtëpie ku po organizohej një festë dhe ka hapur zjarr në drejtim të disa njerëzve që po shihnin së bashku një ndeshje futbolli.
Lajmin e bëjnë me dije mediat amerikane, mes të cilave edhe New York Times. Nuk është ende i qartë motivi i ngjarjes, as nuk dihet kush janë vrasësit.
Disa të plagosur janë dërguar në spital në gjendje kritike.
Sipas zv/shefit të policisë së Fresno, në kopsht ishin rreth 35 veta kur vrasësi ka hapur zjarr.
Katër të vrarët –ka shtuar funksionari i policisë- janë meshkuj të moshës 25 deri në 30 vjeç. Ende nuk dihet nëse ai që ka qëlluar kishte njohur me viktimat.
Askush nuk i ka parë atentatorët. Policia po ekzaminon tani pamjet e kamerave të sigurisë dhe po heton ngjarjen.