Katë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Zakut të Podujevës.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, në mesin e të cilave edhe një veturë e policisë.
Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Kerrpimeh -Podujevë, saktësisht në fshatin Zakut. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse“, ka thënë ajo./Sinjali/