Katër punëtorë janë rrëzuar nga skela e një pallati në rrugën “Faik Konica”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:05 në Tiranë, transmeton Sinjali.
Raportohet se dy nga punëtorët janë në gjendje të rëndë.
Ende nuk dihen rrethanat si punëtorët u rrëzuan nga skela.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti në punë./Sinjali/