image 4 persona lëndohen në aksidentin në Podujevë ku u përfshinë tri vetura

Kosovë

4 persona lëndohen në aksidentin në Podujevë ku u përfshinë tri vetura

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Podujevë, ku janë përfshirë tri vetura me që rast 4 persona kanë mbetur të lënduar.

Në këtë aksident tre meshkuj dhe një femër kanë mbetur të lënduar në këtë aksident.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri veturave me drejtues meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër K-Shqiptare. Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/