Anglia ka shënuar katër gola në pjesën e parë ndaj Bullgarisë. Skuadra e Southgate nuk kishte asnjë problem në fushën e lojës, por shumë urrejtje jashtë saj.
Në shkallët e stadiumit janë dëgjuar vetëm thirrje raciste teksa tifozët ballkanas kanë përqeshur lojtarët me ngjyrë të Tre Luanëve duke bërë si majmunë.
Arbitri i ndeshjes ka ndalur dy herë ndeshjen duke parandaluar organizatorët, por situata nuk ka ndryshuar.
Pas fërshëllimës që sinjalizoi fundin e pjesës së parë, kapiteni bullgar Ivelin Popov ka shkuar drejt tifozëve duke debatuar me ta. Ndeshja rrezikon të pezullohet nëse thirrjet vazhdojnë edhe në pjesën e dytë.