image 4 gjigantët evropianë sytë kah Dybala nëse nuk rinovon me Juventusin

Futboll

4 gjigantët evropianë sytë kah Dybala nëse nuk rinovon me Juventusin

news image

Paulo Dybala dhe Juventus mund të shkojnë drejt një “divorci” të papritur pasi ata luftojnë për të rënë dakord me kushtet e një marrëveshjeje të re.

Sulmuesi mund të fillojë të flasë me klube të tjera në këtë muaj dhe do të largohet falas nga Bianconerët në verë, nëse nuk e vazhdon kontratës.

Megjithatë, klubi dëshiron ta mbajë atë dhe i ka propozuar një të ri ish-lojtarit të Palermos.

Bisedimet do të rifillojnë muajin e ardhshëm me argjentinasin që pritet të nënshkruajë kontratën e re.

“Calciomercato” raporton se të paktën katër skuadra po i kushtojnë vëmendje të veçantë atij dhe ata mund të hidhen për ta transferuar sulmuesin nëse ai nuk arrinë marrëveshje me bianconerët.

Interi, Barcelona, Manchester United dhe Tottenham Hotspur janë katër skuadrat që kanë treguar interesim më të theksuar për 28-vjeçarin. /Gazeta Sinjali Sporti/