Sot, në fshatin Lisockë të Kamenicës ka ndodhur një rast tragjik. 39-vjeçari, Bekim Kërqeli ka ndërruar jetë pas plagëve që mori nga goditja e një lisi, të cilin, Gazeta Sinjali mëson, se ai e kishte prerë vetë me motosharrë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se lisi e kishte nxënë 39-vjeçarin derisa ishte duke rënë në tokë, pasi ai e kishte prerë me motosharrë.
Gazeta Sinjali mëson se Bekimi fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë, e më pas në Emergjencën e Gjilanit, mjekët e të cilës e kishin konstatuar vdekjen.
Mjekët kishin thënë se Bekim Kërqeli ishte pranuar pa shenja jete. Andaj, prokuroria ka vendosur që trupin e pajetë t’ua dorëzojë familjarëve të tij.
Në mal për të prerë dru, ai mësohet se kishte dalë bashkë me të birin dhe me nipin e tij./Gazeta Sinjali/