Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale për kuvende komunale, ku në këto zgjedhje kanë marrë pjesë një numër i madh i kandidatëve për asamble komunale.
Pavarësisht numrit të madh të kandidatëve për asamble komunale, disa prej tyre në tabelën përfundimtare të publikuar nga KQZ-ja dalin pa asnjë votë.
Nisma Socialdemokrate është partia me më së shumti kandidatë për asamble komunale që nuk e kanë votuar as veten, ku disa kandidatë ishin ankuar edhe më parë se janë të sigurt se ” e kanë votuar së paku veten”
Izabella Kamberaj, Vitore Nrejaj, Besart Smajlaj, Rita Bala e Flamur Krelani, të gjithë kandidatë të Nismës për Kuvendin Komunal të Gjakovës në rezultatet e KQZ-së figurojnë pa asnjë votë.
Kështu ka ndodhur edhe me bashkëpartiakët Behram Krasniqi, Venera Ademi, Fitim Azemi, Xhabir Krasniqi, Liridon Menxhiqi dhe Xhevdet Meniqi të gjithë kandidatë në Vushtrri.
Edhe Edonita Rashiti e Blerta Ramadani (Shtime), Jaldez Uka (Fushë Kosovë), Kosovare Krasniqi (Kaçanik), Blerina Kastrati (Kamenicë) poashtu nga Nisma nuk kanë marrë asnjë votë në zgjedhjet komunale.
Edhe AAK ka 11 kandidatë për asamble komunale që nuk kanë marrë asnjë votë.
Ermal Haliti, Qendresa Bajra, Valon Asllani, Kastriot Kaqkini, Qazim Thaqi kandidatë nga AAK në Skenderaj nuk kanë marrë asnjë votë.
Edhe Besart Kastrati e Ibish Demaku, kandidatë të AAK-së në Drenas nuk morën asnjë votë.
Pa vota dolën edhe kandidatët tjerë të AAK-së Elhame Halili(Dragash), Ismet Halimi (Fushë Kosovë), Shqipe Shahini (Kaçanik), Rrahman Hasani (Mitrovicë).
Edhe subjektet më të mëdha politike kishin kandidatë (PDK – 7 dhe LVV – 4 ) që nuk arritën të marrin as edhe një votë në zgjedhje komunale.
Kështu Sadri Emini (Kllokot), Vlora Behrami (Leposaviq), Njazim Hasani (Zubin Potok) nuk kishin asnjë votë.
Disa kandidatë të PDK-së, edhe në komuna shqiptare rezultuan dolën se nuk e votuan as veten.
Blerta Hoxha e Agolind Isufaj kandidatë të PDK-së në Junik nuk morën asnjë votë. E njëjta ka ndodhur edhe me Mimoza Hamiti e Ardian Binaku (PDK Obiliq) poashtu dolën pa vota.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje garoi me disa kandidatë në Mamushën e banuar me minoritarë, por disa prej tyre dolën pa vota.
Nazli Krasnic, Gazmen Krasniq e Zejnep Zogaj garuan në Mamushë me logon e LVV-së por nuk morën asnjë votë, ku një gjë e tillë i ndodhi edhe Albulena Ferizit që garoi në Zubin Potok.
Edhe kandidatë të AKR-së, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim apo partive tjera minoritare që ishin në lista zgjedhore, kanë dalë pa asnjë votë sipas KQZ-së.
Në bazë të dhënave nga KQZ rreth 70 mijë vota për kuvende komanale kanë rezultuar të pavlefshme. /GazetaSinjali/