Një 37-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, pas një atentati ndaj tij, në rrugën “Kerasuntos” në Egaleo, Athinë.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Nikeas.
37 vjeçari u plagos nga pasagjeri i një fuoristrade të zezë, për të cilin policia nuk dinë asgjë.
Paraprakisht, sipas mediave greke, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa hetimet vijojnë./Gazeta Sinjali/