Plani për të kryer vjedhje të rëndë në një objekt banesor në Ferizaj, i shkoi huq 37-vjeçarit me inicialet L.M., i cili u kap në flagrancë, duke thyer derën e hyrjes së ndërtesës, raporton Gazeta Sinjali
37-vjeçari u prangos nga policia rreth orës 23:30, për një vjedhje të rëndë në tentativë.
Tek ai, policia njofton se ka gjetur edhe provat materiale të përdorura, të cilat dyshohet se i ka përdorur, për ta thyer derën e hyrjes ( thikë dhe një mjet i fortë ).
Pas intervistimit, 37-vjeçari me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me këtë rast falënderon dhe lavdëron qytetarët, për guximin dhe aktin shembullorë, të cilët kanë arritur të parandalojnë kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e policisë./Gazeta Sinjali/