image 37 gra të infektuara me koronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë

Shëndetësi

37 gra të infektuara me koronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë

news image

Gjatë valës së fundit të pandemisë, në Klinikën e Gjinekologjisë, 37 nëna të infektuara me koronavirus, kanë lindur 38 fëmijë.

Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrën normale dhe 21 me operacion.

“Gjatë kësaj kohe, Gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdesën një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/