image 36 vjeçari manipulon regjistrimin e automjetit për ta importuar në Kosovë - Sinjali

36 vjeçari manipulon regjistrimin e automjetit për ta importuar në Kosovë

news image

Nuk është regjistruar sipas rregullave, nuk është siguruar dhe për më tepër, ka shenja të fshirjes me gomë në dokumentin e regjistrimit të automjetit.

Një shtetas kosovar 36 vjeç është akuzuar për këto shkelje ndërsa donte të udhëtonte nga Franca në Kosovë me makinën e tij të blerë së fundmi. Ai është kontrolluar nga hetuesit e Policisë Kufitare në Piding, Gjermani.

Kur i kontrolluan dokumentin francez të regjistrimit të automjeteve, hetuesit gjetën manipulime (fshirje) në të. 

Arsyeja për një gjë të tillë dyshohet se ka të bëjë me rregulloret e importit për automjete të përdorura në Republikën e Kosovës.

Fakti nëse makina që ai po përdorte gjatë inspektimit ishte e siguruar apo regjistruar siç duhet, duhet të përcaktohet vetëm gjatë hetimeve të mëtejshme në konsultim me autoritetet franceze.

Dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe do t’i dërgohet zyrës së prokurorit publik në Traunstein së bashku me padinë, shkruan albinfo.ch., transmeton Gazeta Sinjali.

Vazhdimi i udhëtimit të kosovarit me makinën e tij u parandalua, për shkaqe procedurale./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: