image 36 të vdekur në 24 orët e fundit, reagon presidentja

Shëndetësi

36 të vdekur në 24 orët e fundit, reagon presidentja

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi sot u shënuan 36 viktima si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani në një postim në profilin e saj në Facebook ka shkruar se për vendin tonë sot është një ditë e rëndë.

Presidentja ka bërë të ditur se sot institucionet e Kosovës mblidhen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për masat e nevojshme.

Ajo përmes këtij postimi ka ngushëlluar të gjithë familjarët që kanë humbur të dashuritë e tyre nga COVID-19.

“Situata e sotme dramatike dëshmon edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të të gjithë qytetarëve me të drejtë vaksinimi, por edhe bartjen e maskave për të parandaluar zingjirin e infektimeve. Kjo është mbrojtja e vetme dhe më e mirë. Ta bëjmë për veten tonë, për më të dashurit tanë, për familjet tona, për shtetin tonë!”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/