image 36 raste të reja, sa persona në Kosovë u testuan sot për koronavirus?

Kosovë

Pandemia/ 36 raste të reja, sa persona në Kosovë u testuan sot për koronavirus?

news image

Edhe 36 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

IKSHPK ka njoftuar se sot për COVID-19 janë testuar 173 mostra, prej të cilave 36 dolën pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore”, njofton IKSHPK.

Konfirmiki i 36 të infektuarve sot e ka çuar në 423 numrin total të rasteve me koronavirus në Kosovë.

Si pasojë e këtij virusi sot ka vdekur edhe një 69-vjeçar nga Suhareka, duke u regjistruar si viktima e 9të e këtij virusi.

Lajmi i mirë janë 5 persona, të cilët sot kanë arritur të shërohen nga koronavirusi. Numri total o të shëruarve nga COVID-19 është 71. /Gazeta Sinjali/