Aktualisht, në Kosovë janë edhe 352 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 160 mijë e 999 raste të infektimit.
Nga ky numër, 2 mijë e 982 kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, janë shëruar 157 mijë e 665.
Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive./GazetaSinjali/