image 35-vjeçari rrah gruan me të cilën bashkëjeton në Mitrovicë dhe ikë nga shtëpia

Siguri

35-vjeçari rrah gruan me të cilën bashkëjeton në Mitrovicë dhe ikë nga shtëpia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Mitrovicë të Veriut pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjetonte.  

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici sot në orët e pasdites dhe ka deklaruar se burri me të cilin po bashkëjeton ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ikur nga shtëpia.

Sinjali mëson se Policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin, i cili ka rezultuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është ndaluar në stacion, për t’u intervistuar.

Ndaj të dyshuarit 35-vjeçar L.B., është hapur rasti “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/