Qeveria e Kosovës ka njoftuar se që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani 440 mijë qytetarë apo 35 për qind e popullatës së rritur janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës antiCovid, shkruan Gazeta Sinjali.
Qeveria thotë se procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm janë në rrugë të mbarë që të tejkalojnë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.
Më tej Qeveria njofton se këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara.
“Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.
Familjeve të viktimave nga COVID-19 u shprehim ngushllimet më të sinqerta.Le të vazhdojmë me kujdes, duke i respektuar masat dhe duke u vaksinuar. Bashkë ia dalim!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Gazeta Sinjali/