image 34-vjeçari arrestohet në oborrin e shtëpisë së tij në Graçanicë, u kap me drogë

Siguri

34-vjeçari arrestohet në oborrin e shtëpisë së tij në Graçanicë, u kap me drogë

news image

Është arrestuar një person me inicialet I.S., 34 vjeçar në komunën e Graçanicës, i dyshuar për veprën “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të lëshuar nga gjykata, janë bastisur dy shtëpi, me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre.

34-vjeçari u arrestua në oborrin e tij teksa tentonte të ikte me thesin e drogës pasi i ka vërejtur zyrtarët policorë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 29.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Graçanicës, një person i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.

Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç ‘rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987), mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij, pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë.

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.

Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh. /GazetaSinjali/