Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi të premten se në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar gjithsej 475 pacientë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre, 370 pacientë janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 13 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 28 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 321 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 119 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.
Në total, Kosova ka regjistruar 13 mijë e 100 raste pozitive të këtij infeksioni, 9 mijë e 239 prej të cilëve janë shëruar, ndërsa 499 pacientë kanë vdekur.
Më poshtë gjeni raportin e detajuar të numrit dhe gjendjes së pacientëve të infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen nëpër klinikat e QKUK-së dhe në spitale rajonale. /Gazeta Sinjali/