Një çift, që kishin 32-vite të martuar, janë përcjellë për në banesën e fundit në të njëjtën ditë. Kjo pasi ata ndërruan jetë 40 minuta larg nga njëri-tjetri.
Tom dhe Mary Forbes, nga West Cork, Irlandë u ndanë nga jeta më 24 gusht dhe u varrosën së bashku dy ditë më vonë.
Mary, e cila ishte në të 60-tat ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2016, por pas një beteje të shkurtër arriti të shërohej. Gjithsesi, për fat të keq, kanceri u kthye sërish.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nga fundi i vitit që lamë pas, edhe bashkëshorti i saj, Tom u diagnostikua me kancer.
Erdhi një moment që gjendja shëndetësore e të dyve u përkeqësua dhe familjarët mundën që t’i rregullonin të dy në të njëjtin spital, që të ishin afër.
Kunati i Mary-t u shpreh:
Ajo ishte diagnostikuar më parë me kancer por kjo ishte një betejë e shkurtër. Në fund, ata të dy vdiqën në gjumë 40 minuta larg njëri-tjetrit. Ekipi i mjekëve në spital ishin të jashtëzakonshëm. Ne jemi shumë mirënjohës ndaj tyre.”
Mary dhe Tom u përshkruan si një çift shumë i lumtur dhe të dashur ndaj komunitetit.