Leximi i librave gjatë verës, zakonisht, mendohet si një veprim për t’u çlodhur në një plazh diku, por kjo nuk do të thotë që leximi i librave gjatë kësaj stine duhet të përqendrohet vetëm në disa zhanre të caktuara.
Përkundrazi, librat më të mirë për këtë sezon janë ata të cilët i shtyjnë lexuesit të bëjnë pyetje të llojit si: Çka e përbënë familjen?, Çka e përbënë shtëpinë?, dhe Çka nënkuptojmë ne për botën?.
32 librat e rinj që duhet t’i lexoni këtë verë:
“Mostly Dead Things”, Kristen Arnett
Pasi që babai i Jessa Lynn – Mortonit kryen vetëvrasje, ajo detyrohet që ta mbajë familjen të bashkuar. Novela debutuese e Kristen Arnett, shtjellon historinë e Jessas, e cila përballet me dhimbjen për humbjen, dashurinë dhe kujtimet për babain përderisa i shikon nënën dhe vëllaun të dalin nga kontrolla.
“Patsy”, Nicole Dennis-Benn
“Naturally Tan: A Memoir”, Tan France
Anipse ai njihet si njëri ndër njohësit më të mirë të modes në Netflix’s Queer Eye, Tan France ka fjalë të mencura për të thënë në të gjitha sferat e jetës. Në këtë biografi, France shtjellon historinë e komplikuar personale që nga racizmi që kishte përjetuar si fëmijë pakistanez në Mbretërinë e Bashkuar. France ju jep lexuesve një vështrim tejet personal për të kaluarën e tij si dhe ndanë më ta edhe përvojat si një personalitet televiziv dhe shembull për t’u ndjekur.
“Runnin to the Edge: A Band of Misfits and the Guru Who Unloced the Secret of Speed”, Matthew Futterman
Në fillim të viteve 70-të, trajneri amerikan, Bob Larsen u bë i njohur për suksesin e tij me ekipin e pistave në UCLA, pastaj vazhdoi ta ndihmonte trajnerin e disa medalistëve olimpikë për fitore. Në këtë kronikë të jetës së Larsenit dhe vendosmërisë për të udhëhequr metodat e reja të trajnimit, gazetari Matthew Futterman shikon hapat e Larsenit në rrugën e gjatë drejt suksesit sportiv, duke paraqitur tregimet e marrëdhënieve të tij me drejtimin përgjatë rrugës.
“City of Girls”, Elizabeth Gilbert
Elizabeta Gilbert, autorja e “Eat, Pray, Love,”, vendos rrëfimin e romanit të saj më të fundit në qytetin e Nju Jorkut në vitet 1940, ku Vivian Morris 19-vjeçare shkoi të jetonte me tezen e saj. I rrethuar nga vajzat, kostumet dhe nga një ndjenjë e re e lirisë, zbuluar në botën e kompanisë së çuditshme të tezës së saj, Vivian fillon të përqafojë dëshirat e saj. Por, kur një skandal vë në rrezik prodhimin e fundit të teatrit, Vivian gjen veten duke zbuluar kuptimin e asaj që ka ndodhur për vite me rradhë.
“Searching for Sylvie Lee”, Jean Kwok
Në romanin e fundit të Jean Kwok, një familje emigrante kineze vjen me sekretet e saj më të errëta, pasi vajza më e madhe, Sylvie, zhduket. Motra e saj më e re, më e frikshme Amy përpiqet ta gjejë atë, duke udhëtuar në Holandë, ku Sylvie u pa për herë të fundit. Por, Amy shpejt gjen më shumë pyetje rreth zhdukjes së Sylvie sesa përgjigje. Kërkimi për Sylvie Lee shqyrton kompleksitetin e identitetit, kulturës dhe familjes, ndërsa Amy lufton për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me motrën e saj.
Në vijim mund ta shihni listën e plotë të 32 librave që duhet t’i lexoni këtë verë:
“This Land Is Our Land: An Immigrant’s Manifesto”, Suketu Mehta,
“The Plaza: The Secret Life of America’s Most Famous Hotel”, Julie Satow,
“On Earth We’re Briefly Gorgeous”, Ocean Vuong,
“In West Mills”, De’Shawn Charles Winslow,
“Siege: Trump Under Fire”, Michael Wolff,
“Recursion”, Blake Crouch,
“Time After Time”, Lisa Grunwald,
“The Porpoise”, Mark Haddon,
“A Death in the Rainforest: How a Language and a Way of Life Came to an End in Papua New Guinea”, Don Kulick,
“A Philosophy of Ruin”, Nicholas Mancusi,
“Big Sky: A Jackson Brodie Novel”, Kate Atkinson,
“The Gone Dead”, Chanelle Benz,
“Talking to Robots: Tales from Our Human-Robot Futures”, David Ewing Duncan,
“The Wedding Party”, Jasmine Guillory,
“The Nickel Boys”, Colson Whitehead,
“Speaking of Summer”, Kalisha Buckhanon,
“Chances Are…”, Richard Russo,
“A Particular Kind of Black Man”, Tope Folarin,
“Trick Mirror: Reflections on Self-Delusion”, Jia Tolentino,
“The Remainder”, Alia Trabucco Zerán,
“The Yellow House”, Sarah M. Broom,
“Inland”, Téa Obreht,
“The Memory Police”, Yoko Ogawa,
“How to Be an Antiracist”, Ibram X. Kendi,
“Everything Inside: Stories”, Edwidge Danticat si dhe
“The Girl Who Lived Twice: A Lisbeth Salander Novel”, David Lagercrantz./Sinjali/
Përktheu dhe përshtati Sinjali.