image "300 euro ose t'i publikoj fotot intime", llapjani shantazhon ish të dashurën

Kosovë

Instagram/ “300 euro ose t’i publikoj fotot intime”, llapjani shantazhon ish të dashurën

news image

Mesnatën e kaluar, është arrestuar një person në Podujevë.

Siç njofton Policia, që disa ditë me radhë ai e kishte shantazhuar ish të dashurën e tij në Instagram, duke ia kërkuar 300 euro, në të kundërtën do t’ia publikonte disa fotografi intime, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas arrestimit, Policia e ka intervistuar atë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti po hetohet nga Policia si shantazh. /Gazeta Sinjali/