image 30-vjeçari që po kërkohet nga Policia, dyshohet se gjuajti me granatë dore në Gjakovë

Siguri

30-vjeçari që po kërkohet nga Policia, dyshohet se gjuajti me granatë dore në Gjakovë

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më 28 qershor, për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që ndodhi më 27 qershor në një shtëpi në fshatin Marmull të Gjakovës.

Sinjali ka publikuar edhe emrin e të dyshuarit, Edmond Nokaj, i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

I njëjti sot është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është Edmond (Engjell) Nokaj i lindur me 03.09.1992, banues në fshatin Marmull-Gjakovë“, thuhet nga policia.

Sipas policisë, i dyshuari i lartcekur me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

May be an image of 1 person and text that says "PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES Personi nëfj ka ırdhër arrest aktiv nga Gjykata Themelore Gjakovẽ EDMOND (ENGJELL) NOKAJ KATEGORIA E VEPRES: SHKATIM RREZIKUT Të PERGJITHSHỂM PERSHKRIMI: ADRESA: Fshati Marmull- Gjakovë VJEÇARE 175 CM GJATESIA: PESHA: NGJYRAESYVE: SYVE: NGJYRA FLOKEVE: FIZIKE: SHENJA DALLUESE: NACIONALITETI: PROFESIONI: KAFE KAFE NORMALE SHQIPTAR NN"

PËR ÇDO INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI: 192 – 080019999 (pa pagesë) OSE DREJTORIA RAJONALE E POLICISË – GJAKOVË: 045/980-220

/GazetaSinjali/