image Zbulohet se kush është personi që ia gjuajti gjakovarit granatën e dorës në shtëpi

Siguri

Zbulohet se kush është personi që ia gjuajti gjakovarit granatën e dorës në shtëpi

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje për nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Gjakovë lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që ndodhi dje në një shtëpi në fshatin Marmull të Gjakovës. Pronari njoftoi Policinë se dikush ka gjuajtur një granatë dore te shtëpia e tij, që ka shpërthyer në orët e mëngjesit.

Sinjali mëson se pas veprimeve hetimore të policisë, është identifikuar i dyshuari lidhur me këtë rast dhe bëhet fjalë për Edmond Nokaj, i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

I njëjti ende nuk është kapur, ndërkohë që është zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij, ku është sekuestruar një veturë dhe disa fishekë, që do të shfrytëzohen si prova në hetimin e rastit.

Ndryshe, pas denoncimit të rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Marmull, ku është konfirmuar se është hedhur një mjet shpërthyes te dera e kësaj shtëpie.  

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/