image 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë, lëndohet në kokë

Kosovë

Policia/ 30-vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë, lëndohet në kokë

news image

Një person ka rënë nga teleferiku në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Si pasojë e lëndimeve të marra në kokë, 30-vjeçari është dërguar në spitalin e Ferizajt dhe siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Gashi, momentalisht ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Një person është lënduar te teleferiku. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi. /Gazeta Sinjali/