Autoritetet franceze kanë njoftuar se 337,000 ndërmarrje kanë pushuar nga puna 3.6 milionë punëtorë që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ministri i Punës Muriel Pénicaud tha se se humbjet financiare për shkak të COVID-19 kapin vlerën 11 miliardë euro.
Qeveria franceze ka thënë më parë se të gjithë punëtorët e pushuar do të marrin 70 për qind të pagës së mëparshme nga buxheti i shtetit gjatë pandemisë.
Në të njëjtën kohë, ministri për Strehim Julien Denormandie tha se qeveria do të sigurojë 15 milionë euro ndihma në baza ditore për 600.000 njerëz të pastrehë.
Për njerëzit që kanë mbetur në rrugë, ofrohet akomodimi në hotel me një kapacitet prej 5.000 shtretërve dhe 1.300 shtretër shtesë në formë lehtësira të një lloji tjetër.
Në Francë, 52.128 njerëz u infektuan me koronavirus dhe 3.523 vdiqën. /Gazeta Sinjali/