Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar sot ka arritur në 289.
Uellsi tani ka regjistruar gjithsej 16 vdekje nga virusi, raportojnë mediet britanike.
Ndërkaq, 14 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes në Skoci, ndërsa Irlanda Veriore ka raportuar vetëm dy vdekje.
Numri zyrtar i vdekjeve nga COVID-19 në Angli aktualisht është 257, megjithëse dhjetëra më shumë viktima pritet të njoftohen këtë pasdite. /GazetaSinjali/